11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Maqedoni, 127 mijë administratorë

Më të lexuarat

Në administratën publike punojnë 127.139 njerëz. Pas disa viteve heshtje, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë publikoi Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik.

Në këtë shifër janë të punësuarit në ndërmarrjet publike, komuna, komisione, agjenci dhe institucione të pushtetit qendror. Nuk numërohen të punësuarit në shoqatat aksionare dhe kompanitë me kapital shtetëror, meqë ata nuk janë përfshirë me rregullativat ligjore.

“Ata janë tërësisht ose pjesërisht me kapital shtetëror, mirëpo nuk bëjnë pjesë nën regjimin e Ligjit, meqë ka një pjesë prej tyre që janë themeluar edhe me kapital privat dhe nuk mund të jenë të rregulluara në mënyra dhe procedura të përcaktuara me Ligj. Shoqëritë aksionare nuk bëjnë pjesë në regjimin e Ligjit, e me këtë edhe të Regjistrit”, tha Marta Arsovska Tomovska, ministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sipas zëvendësministrit plotësues të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiracovski, kjo shifër është joreale dhe është shumë më e madhe.

“Gjatë grumbullimit kaotik dhe të shpejtuar të të dhënave nga ana e Ministrisë, janë bërë një varg parregullsish, që më jep të drejtë që tërësisht të dyshoj në këtë numër të të punësuar ne Sektorin publik, të publikuar nga ministrja”, deklaroi Aleksandar Kiracovski, zëvendësministër plotësuese i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, bënte të ditur Alsat-m.

Ministrja Tomovska deklaroi se Regjistri ende mbushet dhe do të jetë i kompletuar më 31 mars, derisa Kiracovski, shprehet se afati është deri nesër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit