Menu

Video

Obama shqyrton mundësinë e tërheqjes së plotë nga Afganistani

Një artikull i Gazetës The New York Times thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar një mundësi për tërheqjen nga Afganistani vitin e ardhshëm.

Në një artikull të publikuar dje në faqen e saj të internetit, gazeta citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe evropianë të cilët thonë se Presidenti Barak Obama ka qenë "gjithnjë e më shumë i irrituar" prej bisedimeve me presidentin afgan Hamid Karzai, duke bërë që udhëheqësi amerikan ta "konsiderojë seriozisht" mundësinë e një plani tërheqjeje, sipas të cilit asnjë ushtar amerikan nuk do të mbetej në Afganistan.

Kjo nuk është hera e parë që lihet të kuptohet se Shtetet e Bashkuara mund të konsiderojnë tërheqjen e të gjitha trupave nga Afganistani vitin e ardhshëm. Zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters, në përgjigje ndaj artikullit të The New York Times-it, se komenti i bërë në janar nga zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Ben Rhodes, se opsioni zero është një mundësi që SHBA-ja do të konsiderojë "ende mbetet i vlefshëm".

Artikulli i gazetës The New York Times thotë se marrëdhënia mes zotit Obama dhe zotit Karzai është "përkeqësuar vazhdimisht", duke arritur nivelin më të ulët me lëvizjen e muajit të kaluar nga ana e SHBA-së për të hapur bisedime paqeje me talebanët.

back to top

Veglat

Rreth nesh

Na ndiqni edhe në

Miqtë nga facebooku

Cicërimat e fundit