Reklama Vetit ne Krye
Titujt
14 March 2013

Helmi i bletëve shkatërron HIV-in

Studimi i ri i Fakultetit të Mjekësisë në St. Louis ka treguar se si helmi i bletëve mund të shkatërrojë HIV-in.

Toksina melittin, e cila gjendet në helmin e bletëve mund të shkatërrojë HIV-in duke shpuar vrima në mbështjellësin apo membranën e virusit, shkruan The Huffington Post.

Nanogrimcat më të vogla se HIV-i, janë injektuar me helmin e bletëve, ndërsa në sipërfaqe të nanogrimcave është shtuar membrana mbrojtëse, e cili refuzon qelizat normale dhe i lë të paprekura. Qelizat normale janë edhe më të mëdha se HIV dhe nanogrimcat pa problem “shënjestrojnë” HIV-in, meqenëse është aq i vogël që të qëndrojë në mes mbështjellësve.

“Melittina në nanogrimca lidhet me mbështjellësin e virusit, e shpon dhe e largon nga virusi. E sulmojmë virusin direkt fizikisht dhe ai nuk ka shanse që t’i përshtatet kësaj. Virusi duhet të ketë mbështjellës mbrojtës, membranë dyshtresëshe e cila e mbulon”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit Joshua L. Hood.

Ky zbulim mund të çojë deri te zhvillimi i xhelit vagjinal, i cili mund të parandalojë përhapjen e HIV-it. “Shpresojmë që në vendet në të cilat bën kërdi HIV-i, njerëzit do të mund të përdorin këtë xhel për të parandaluar infeksionin e mundshëm”, ka thënë Hood.

Studimi është publikuar në revistën “Antiviral Therapy”, ndërsa vjen menjëherë pas lajmit për foshnjën nga Mississippi që është shëruar nga HIV-i. HIV është diagnostikuar te nëna gjatë lindjes, ndërsa nëna ka marrë tri terapi të ilaçeve vetëm 30 orë pas lindjes, para se testet të vërtetonin që edhe ajo është e infektuar. Fëmija tani ka vetëm dy vjet, ndërsa tashmë një vit nuk merr ilaçe dhe nuk tregon kurrfarë shenjash infektimi.

Më shumë se 34 milionë njerëz jetojnë sot me HIV/AIDS. Prej tyre, 3,3 milionë të infektuar janë më të rinj se 15 vjeç.kohaislame



Abonohu